Demi Moore festoi Ditën e Pavarësisë së SHBA-së, e relaksuar dhe duke bërë banjo dielli. Aktorja 60-vjeçare i mahniti fansat me linjat e saj trupore duke pozuar me bikini. Ylli hollivudian postoi disa foto ku merr rreze dielli dhe mban veshur bikini minimaliste. Në një tjetër video, aktorja argëtohet teksa kërcen mbi një dyshek uji të vendosur në liqen. Moore shoqërohet nga qenushi i saj dhe teksa uron Pavarësinë, u rikujton ndjekësve të përdorin kremin mbrojtës ndaj diellit.









