Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin! 01/01/2026
“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut? 31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë… 31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt! 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Dhurojini fëmijës tuaj një libër, ne ju themi cilin

10/02/2022
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Dhurojini fëmijës tuaj një libër, ne ju themi cilin

“Përtej botës sime” e mban emrin libri më i ri i sjellë në shqip nga “Pegi”. Ky roman është New York Times bestseller dhe fitues i çmimit “Josette Frank” që jepet për librat me vlera letrare pozitive, në të cilët fëmijët apo të rinjtë përballen në mënyrë pozitive dhe realiste me vështirësitë e botës së tyre dhe rriten emocionalisht dhe moralisht.





Në qendër të historisë së këtij libri është Melodia, një vajzë 11-vjeçare, krejt ndryshe nga pjesa më e madhe e njerëzve. Ajo s’mund të ecë, s’mund të flasë, s’mund të shkruajë, për shkak të një sëmundjeje të lindur. Nga ana tjetër, ka një kujtesë fotografike të admirueshme dhe arrin të mbajë mend çdo hollësi të çfarëdolloj gjëje që nuk e ka përjetuar. Melodia është vajza më e zgjuar e gjithë shkollës, por askush nuk e di këtë. Pjesa më e madhe e njerëzve: mësuesit, mjekët, shokët e saj të klasës, nuk e marrin në konsideratë, pasi nuk arrijnë ta besojnë se mendja e saj brilante arrin përtej asaj çka përfytyrojnë ata. Por Melodia nuk pranon ta përcaktojnë e ta përkufizojnë në bazë të paaftësisë së saj fizike. Ajo është e vendosur t’u tregojë të gjithëve mendjen e saj të shkëlqyer. “Përtej botës sime” është një histori sfiduese, që do të ndryshojë përgjithmonë perceptimin e fëmijës suaj për njerëzit me aftësi ndryshe. Libri mban vulën e Sharon M. Draper, një shkrimtare e njohur amerikane për fëmijë dhe e vlerësuar për aftësitë në trajtimin e çështjeve të arsimit dhe edukimit të fëmijëve.

Ky libër nuk duhet lënë pa dhuruar fëmijës suaj!


ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Ramë Lahaj ka një surprizë për gjithë shqiptarët e Kosovës në Dubai

Ramë Lahaj ka një surprizë për gjithë shqiptarët e Kosovës në Dubai








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera