Leonardo DiCaprio dhe Camila Morrone i dhanë fund lidhjes së tyre pas 4 vitesh bashkë, jo për shkak të thashethemeve që u shpërndanë në media sipas të cilave aktori pëlqen vetëm vajzat nën 25 vjeç. Burime pranë modeles, kanë zbuluar se Camila donte të vazhdonte karrierën ndërsa DiCaprio donte që ata të ndërtonin familje dhe kjo çoi në ndarje.
“Ishte Camila ajo që e ndërpreu marrëdhënien me Leon sepse ai donte që ajo të ishte në shtëpi duke pasur fëmijë dhe ajo dëshiron të ketë një karrierë. Ai ka arritur në atë pikë në jetën e tij ku dëshiron të ketë një familje. Por Camila ka punuar drejt ëndrrave të saj që kur ishte 16 vjeç”, tha burimi.
Për më tepër ajo është e zhgënjyer që Leo nuk e ka ndihmuar në karrierën e saj pasi ai mund ta prezanonte me shumë njerëz.
“Leo nuk bëri asgjë për karrierën e saj, ajo është shumë e mërzitur për këtë se çdo gjë tjetër. Ajo e ka bërë gjithçka vetë edhe pse kaloi katër vite me të. Ai mund ta kishte prezantuar me një mori njerëzish dhe ta kishte futur në filmat e tij. Ajo dhe nëna e saj duan të arrijnë sukses në Hollywood. Ky ka qenë gjithmonë fokusi i nënës së saj. Leo donte që ajo të kishte fëmijë dhe të qëndronte në shtëpi, por nëse doni që dikush ta bëjë këtë, duhet të angazhoheni. Çfarë angazhimi po bën? Leo dëshiron të ketë një familje, por ende i pëlqen të luajë”, tha burimi.
“Ai nuk e prezantoi me askënd sepse nuk do që ajo të jetë e famshme dhe të ketë karrierë, natyrisht. Një burrë që me të vërtetë dëshiron të jetë i përkushtuar do t’i vinte një unazë”, përfundoi burimi.