Dijonis Biba ka rrëfyer në moment të trishtë të jetës së tij në “Ferma VIP”.
Teksa bisedonte me Elsën, ai tha se arsyeja e kthimit në Shqipëri ishte nëna e tij e cila ndërroi jetë pak pasi u kthye ai në Shqipëri.
“Edhe pse isha në arrest dhe nuk më lejonin të kthehesha, bëra gjithçka që të kthehesha. Mami ishte në gjendje kome dhe e kam gjetur në momentin e fundit. Kur e putha, i dolën lot dhe aty e kuptova se ishte duke më pritur. Kam shumë kujtime te shtëpia, por pa nënën nuk e di, më duket si një shtëpi e huaj”, tha ai.