Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Ndarja nga jeta e aktores së “Home Alone”, reagimi prekës i Kevinit 31/01/2026
Selin bën rrëfimin e papritur: “Babi ka bërë një gabim… nuk e di nëse mami e ka falur” 31/01/2026
Mik i mirë në ditë të vështirë, Rozana krah Gjestit pas publikimit të këngës: Të kisha dhënë një përqafim… 30/01/2026
Çfarë ndodhi me dorën e Ariana Grande-s?! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit 30/01/2026
“Nuk jam budallaqe”/Ç’po ndodh me dyshen Selin-Gimbo: “Jam në siklet…” 30/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Dikur mike, sot armike! Konflikti 2-vjeçar mes Enca Haxhisë dhe Beatrix Ramosajt më i thellë se ç’duket

17/06/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Dikur mike, sot armike! Konflikti 2-vjeçar mes Enca Haxhisë dhe Beatrix Ramosajt më i thellë se ç’duket

Sapo ka festuar 23-vjetorin dhe nuk e fsheh që kjo periudhë e saj e jetës është e suksesshme në karrierë, pasi u shpall dhe fituese e “Your Face Sound Familiar”. Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka qenë e intervistuara e radhës nga Kelvi Kadilli në “In Tv”, për të folur për këtë moment të karrierës. E pyetur për më shumë detaje nga jeta si këngëtare, Trixa tregoi se së shpejti do të sjellë edhe klipin e saj më të ri, ku premtoi se do të shfaqet mjaft seksi. Ndërkohë nuk ka mbetur jashtë fokusit të intervistës marrëdhënia e saj aktuale me Enca Haxhinë, arsyja pse nuk flasin me njëratjetrën ndërkohë që dikur kanë qenë mikesha të ngushta. Gjithçka ishte OK mes tyre, deri në momentin kur Trixa postoi një foto të bërë me phohotoshop, me të cilën u tha se po ironizonte Encën.





Por Enca nuk e la pa një përgjigje asokohe, ku i përmendi numrin e madh të koncerteve, që ajo realizonte. Në këtë intervistë Beatrix ka treguar se nuk ka asgjë personale me Encën, dhe se nuk e ka kuptuar ndonjëherë mllefin, që sipas saj Enca ka ndaj saj. “Unë jam gjithmonë e mira, nuk e di çfarë kanë njerëzit me mua. Unë kam nxjerrë diçka për qejfin tim, kujt i ka djegur, e ka mbajtur,” tregoi Trixa në intervistën e fundit, referuar fotos ku deformonte trupin me photoshop.

“Ajo mund të përmendë koncertet, por mua nuk më bën asgjë. Unë jam shumë e re, tani kam filluar karrierën dhe ndoshta i bëj hapat më të sigurt dhe mendoj, më afatgjatë. Më vjen keq që u transmetua e gjitha kështu, sepse njerëzit e mi të afërt ose njerëzit që i konsideroj si shokë e miq, i vlerësoj dhe do t’i kem gjithmonë në rrethin tim. Në momentin që dikush nuk është i duhuri për mua, veten nxjerrin. I urrej njerëzit që duan të duken. Nuk kam asgjë personale me Encën. Nuk e kuptova dot kurrë mllefin e saj”,është shprehur Trixa.


ENCA DHE BEATRIX: SI PLASI SHERRI VIRTUAL DY VITE MË PARË

Dikur mike, sot armike. Kjo për shkak të një sherri virtual në dhjetor të 2015-s, konflikt për të cilin janë dëshmitarë ndjekësit në Instagram të dy vajzave të muzikës. Shkak u bë një postim i Beatrix-it, me të cilin në media u fol se thumbonte Enca Haxhinë. Ajo postoi një foto ku shihet përdorimi i tepruar i photoshop-it, pas së cilës shihet dera e deformuar.

Sipas mediave, këngëtarja e kishte realizuar këtë foto për të ironizuar kolegen e saj Enca Haxhia, e cila kishte pasur një eksperiencë të tillë pasi vetë shkruante “no filter”, “no make up” nën këtë foto. Pas kësaj nuk vonoi shumë reagimi i Enca Haxhisë, e cila brenda ditës vendosi t’i kundërpërgjigjej koleges së saj, Beatrix Ramosaj.

Ajo e komentoi si xhelozi dhe pak minuta famë që dikush po i përfitonte në krah të saj.“Pure jealousy edhe te koncerti i shkollës when u tried to sabotage my appearance? I remember the only time u made it to front page Was when u mentioned my name…im giving u 15 minutes of fame, numëroji mirë.. Apo s’din me mbledh?! Për fansen time”, ka shkruante Enca në Instagram. Madje, Haxhiu ka shkruar se ku është ajo sot, pa karrierë, pa show, por vetëm në shtëpi, duke folur për të. Por edhe pse kanë kaluar pothuaj dy vjet, duket se marrëdhënia mes tyre ka mbetur armiqësore njësoj./ Panorama

Tags: Beatrix Ramosajencaenca beatrix
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ndarja nga jeta e aktores së “Home Alone”, reagimi prekës i Kevinit
Breaking News

Ndarja nga jeta e aktores së “Home Alone”, reagimi prekës i Kevinit

31/01/2026
Selin bën rrëfimin e papritur: “Babi ka bërë një gabim… nuk e di nëse mami e ka falur”
Breaking News

Selin bën rrëfimin e papritur: “Babi ka bërë një gabim… nuk e di nëse mami e ka falur”

31/01/2026
Mik i mirë në ditë të vështirë, Rozana krah Gjestit pas publikimit të këngës: Të kisha dhënë një përqafim…
Breaking News

Mik i mirë në ditë të vështirë, Rozana krah Gjestit pas publikimit të këngës: Të kisha dhënë një përqafim…

30/01/2026
Çfarë ndodhi me dorën e Ariana Grande-s?! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit
Breaking News

Çfarë ndodhi me dorën e Ariana Grande-s?! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

30/01/2026
“Nuk jam budallaqe”/Ç’po ndodh me dyshen Selin-Gimbo: “Jam në siklet…”
Breaking News

“Nuk jam budallaqe”/Ç’po ndodh me dyshen Selin-Gimbo: “Jam në siklet…”

30/01/2026
Drama Beckham s’ka fund: Ish-asistentja (dhe jo vetëm) e David-it thyen heshtjen për Victoria-n
Breaking News

Drama Beckham s’ka fund: Ish-asistentja (dhe jo vetëm) e David-it thyen heshtjen për Victoria-n

30/01/2026
Next Post
“Sadna” e “Bidai” tregon për lidhjen me kolegun pakistanez

"Sadna" e "Bidai" tregon për lidhjen me kolegun pakistanez








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera