• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Ditëlindja e Snoop Dogg përfshihet nga flakët

Kur flitet për Snoop Dogg mund të presim gjithçka, veçanërisht nëse bëhet fjalë për ndonjë festë. Reperi i famshëm ka festuar së fundi ditëlindjen dhe ngjarja nuk ka kaluar pa incidente. Te ftuarve të Snoop iu është dashur të largohen nga festa për shkak të rënies së një zjarri.

Sipas TMZ, festa u mbajt në “Heat Ultra Lounge” në Anaheim të Los Angeles. Në club-in e natës një nga dekoret e festës mori zjarr, duke shkaktuar një emergjencë. Të pranishëm ishin 600 persona dhe ishte pikërisht momenti që do te performonte Snoop Dogg. Megjithate çdo gjë është mbajtur nën kontroll, duke mos pasur keshtu asnjë të dëmtuar.

https://www.youtube.com/watch?v=pa27_u_IQWw