Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Roza thyen heshtjen për ndarjen nga Xhonatani, në mënyrën e saj!  22/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips 22/12/2025
Vanille Caviar: Drita që lind nga errësira e vaniljes! 21/12/2025
“Janë munduar ta lënë në hije”, Luizi bën dedikimin e veçantë për Kiarën në BBV Fun Club 21/12/2025
Tha gabim emrin e të eliminuarit? Jonida Vokshi thyen heshtjen 21/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

Dua Lipa: ‘Jam krenare për Kosovën’

09/02/2016
in Intervista
Reading Time: 3 mins read
A A
Dua Lipa: ‘Jam krenare për Kosovën’

Këngëtarja me origjinë kosovare, Dua Lipa, e cila po jeton suksese njëri pas tjetrit, do të jetë pjesë e ndarjes së çmimeve në Zvicër “Swiss Musi Awards”. Në intervistën më poshtë, që ka dhënë për gazetën zviceriane “20min.ch”, ajo ka treguar emocionet e saj për këtë event dhe jetën e saj.





Dua, do të marrësh pjesë në “Swiss Music Awards” në Zyrih. A jeni gëzuar?

Nuk mundem ta them saktë se sa jam e gëzuar! Unë nuk kam qenë asnjëherë në Zvicër. Një vizitë tek ju që lidhet me punë është shumë e bukur.


Cilat janë pritshmëritë tuaja?

Nëse unë bëj një paraqitje të bukur dhe mund ta vizitoj pakëz  Zyrihun, atëherë do të jem shumë e lumtur.

SMA është çmimi më i rëndësishëm i muzikës në Zvicër. I pëlqeni këto shfaqje?

Unë e pëlqej energjinë që del nga këto shfaqje. Është një spektakël. SMA është e ngjashme me “Brit Aëards” në Angli, andaj ndjej pak frikë nga dalja përpara publikut.

Shfaqjeve të tilla ju paraprijnë edhe tapeti i kuq. Çfarë përvoje është kjo për ty?

Të premten unë për herë të parë do të eci në një tapet të kuq në jetën time. Për këtë nuk di se si do të reagoj.

A e ke menduar veshjen tënde?

Unë e di se çfarë do të vesh në skenë. Për shfaqjen në tapetin e kuq do të vendos spontanisht. Nëse mendoj shumë rreth veshjes kjo mund të më krijojë panik.

Është pak sa e çuditshme sesi ju u bëtë këngëtare. Mësuesi juaj ju ka thënë,që nuk mund të këndoni.

Po, ai vërtetë e ka thënë këtë. Problemi qëndronte se unë nuk mund ti kontrolloja tonet e larta. Kur unë përpiqesha ta bëja këtë, dilnin vetëm angullime nga fyti. Sikur të veproja sipas mendimit të mësuesit tim, atëherë sigurisht që s’do kisha bërë karrierë si muzikante.

Megjithatë ti ia dole. Si?

Pas shkollës fillore unë kam ndjekur Sylvia Young Theatre Schools në Londër, ku marr mësime të shumta për këndim, vallëzim dhe aktrim. Aty  e kam vënë re se mundem të këndoj.

Prej nga të erdhi dëshira për t’u bërë këngëtare?

Babai im ishte këngëtar dhe pjesë e rok grupit të njohur në Kosovë “ODA”. Si fëmijë kam qenë gjithmonë e rrethuar nga muzika.

Si e përshkruani muzikën tuaj?

Unë e quaj atë Dark Pop. Jam e ndikuar shumë nga Hip-Hop-i. Ndërsa si model e kam Pink dhe Nelly Furtado.

Ti e ke historinë e njëjtë si të Rita Orës. Origjinën e keni nga Kosova dhe je rritur në Londër. Ka lidhje të tjera mes jush?

Kushdo që vjen nga Kosova, jam krenare për të. Kjo na lidh të dyjave. Fatkeqësisht ende nuk kam pasur mundësi të njihem me Ritën.

A të nervozojnë krahasimet me të?

Ne nuk jemi krahasuar shpesh nga mediat. Shumë më tepër kam dëgjuar krahasimet që më bëjnë me Lana Del Rey. Por që ndoshta ka më shumë të bëjë me faktin se ne kemi të njëjtin menaxhment.

Tags: Dua Lipaswiss music award
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!
Intervista

Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!

28/03/2025
INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!
Intervista

INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!

14/03/2025
Elona Meta, fuqia e gruas përtej mjekësisë!
Intervista

Elona Meta, fuqia e gruas përtej mjekësisë!

13/02/2025
Next Post
Liam Nelson dashurohet përsëri

Liam Nelson dashurohet përsëri








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera