Dua Lipa shkëlqeu në mbrëmjen e revistës prestigjioze “Time” në mbrëmjen e organizuar në Nju Jork. Këngëtarja spikati si gjithmonë me paraqitjen e veçantë, një fustan Chanel me dantellë të gjatë nga koka te këmbët, me motive lulesh të qëndisura me kristale dhe unaza alumini.
Dua është përzgjedhur nga “Time” mes 100 yjeve me ndikimin më të madh në botë. Përfshirja në listën e këtij viti është një ogur i mirë edhe për suksesin e albumit të ri që pritet të publikojë muajin e ardhshëm “Radical Optimism”, i treti në karrierën e saj.









