Blero është sërish beqar. Po-po, ky është lajm i konfirmuar. Brenda shtëpisë së “BBVK2”, këngëtari u komentua për lidhjen e tij të dashurisë me një vajzë misterioze së cilës shpesh i bënte dedikime. Së fundmi, është konfirmuar në “Prive” se çifti i ka ndarë rrugët. Kujtojmë se këngëtari ka qenë i martuar me Teuta Krasniqin me të cilën ka një vajzë, Tarën dhe më pas me Afrona Dikën, martesë e cila zgjati shumë pak.