Dua Lipa ka dhënë një intervistë për prestigjiozen “Financial Times” dhe ka folur ndër të tjera për lidhjen e ngushtë me Shqipërinë. Kur u pyet për vendin që mezi pret të kthehet, ajo përmendi Shqipërinë.
“Një vend ku mezi pres të kthehem është Jugu i Shqipërisë. Isha për dy javë verën e kaluar dhe bukuria atje është e pakrahasueshme. Uji është i njëjtë me Greqinë, dhe ushqimi është i mahnitshëm. Po përpiqem të nxis sa më shumë njerëz të shkojnë në Shqipëri dhe Kosovë sepse dua të ndryshoj këndvështrimin e tyre për këto vende”, ka thënë Dua.
Më tej ajo ka folur për miqësinë me themeluesen e Versace dhe të tjerë suksese që ndjeu këtë vit./revistawho.com







