Ingrit Gjoni ju jep mundësinë që për një ditë ose më shumë të shijoni qëndrimin në një vilë të arreduar nga vet ajo. Por si mund ta bëni këtë? Këngëtarja ka arreduar dy vila, të dyja në stile të ndryshme dhe i ofron për të gjithë ata që i duan. E nëse dikur i shikonit në video apo foto ato ambiente, tani mund të bëni festa dhe të darkoni me miqtë ose të pushoni aty për disa ditë. Mjafton të shohësh fotot e këngëtares me djalin, apo ato të mbesave të saj dhe ëndërron të jesh buzë pishinës duke parë perëndimin e duke kthyer një gotë verë.
Nëse dëshira është për të dalë jashtë Tiranës, një prej ambjenteve ju çon deri në Gjirin e Lalëzit, ndërsa në rastin tjetër kur doni të qëndroni brenda qytetit, ka edhe një ambient privat këtu për të krijuar kujtime të mrekullueshme.
Kur na ndan vetëm pak ditë nga festa e dashurisë, këto vila janë mundësia perfekte për të festuar me personin e zemrës, madje prenotimi aty do ishte një dhuratë shumë e bukur për të dy. Një natë plot pasion dhe dashuri, në një vend që të mbetet në mendje është gjithçka ju duhet këtë 14 shkurt.
Nëse vizitoni vilat e Ingritit do ndiheni shumë rehat dhe na besoni që do keni të gjitha kushtet për të pushuar siç e meritoni./revistawho.com