Luiz Ejlli brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” e ka shprehur pëlqimin që ka për disa artistë shqiptarë.
Mes tyre emra si Elvana Gjata, Noizy apo Getoar Selimi. Madje ka theksuar se do dëshironte edhe bashkëpunim me ta. Së fundmi ka zbuluar me kë do ta ketë bashkëpunimin e parë.
“Kam bashkëpunimin e parë, që do jetë me dikë që e kam adhuruar gjithmonë, tërë jetën, me Getoarin,” tha Luizi.