Reperi Arian Agushi, i njohur me emrin e artit Gold Ag do bëhet baba për herë të dytë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Ariani në një intervistë për Radio Televizionin Publik të Kosovës. Ariani zbuloi se fëmija pritet të vijë në jetë në fund të muajit shtator. Në fakt dyshimet se reperi do bëhej baba për herë të dytë lindën javë më parë, kur ai dhe bashkëshortja e tij, Ermira morën pjesë në dasmën e Robin Krasniqit. Asokohe reperi preferoi të mos e komentojë, por sot ka vendosur ta konfirmojë. Gold Ag ka dhe një djalë me emrin Gueril teksa nuk e ka zbuluar ende gjininë e fëmijës së dytë.









