Revista Who
Nuk ka rezultat
View All Result
  BREAKING NEWS
Martesë nuk do ketë, por një kërcim dasme Bora dhe Donaldi na e dhuruan! 09/12/2023
E shtuna vjen me ndryshime e mundësi të reja për këto shenja horoskopi! 09/12/2023
Kiara dhe Chiara zgjodhën të njëjtin destinacion dhe për pak mund të ishin takuar! 08/12/2023
“Familja ime nuk është e sigurt në Mbretërinë e Bashkuar”, princ Harry bën deklaratën e papritur! 08/12/2023
25 temat më të kërkuara në “Wikipedia” për vitin 2023! 08/12/2023
Para
Pas

Revista Who
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Vetëm në WHO

EKSKLUZIVE/ Einxheli zbulon për herë të parë projektin e saj të ri!

11/12/2022
në Intervista, Në Kopertinë, Vetëm në WHO
Kohë leximi: 6 min
A A
EKSKLUZIVE/ Einxheli zbulon për herë të parë projektin e saj të ri!

Foto e kopertinës: Fjoralba Kryemadhi Hair: Sezer Hairstyle & Make Up: Henri Gjata Styling: Einxhel Shkira, TheMilkyWay.Al Intervista nga: Manjola Markola



Jeta është rrugëtim befasues, i bukur, i pastër, i çiltër, është rrugëtim me fjalë, me heshtje, me vendime, të papritura, me dashuri dhe me rrahje zemre që e ruajnë në dimensionin e plotë të saj. Përmes jetës ne njohim, veten, të tjerët, ne njohim botën motori i të cilës është vetë ajo. Krijojmë kujtime, endemi në oqeane me miliona pyetje, përgjigjet e të cilave i marrimë përgjatë viteve. Janë disa destinacione që na përfaqësojnë dhe ndryshojnë, duke u bërë udhërrëfyes, duke krijuar vetë jetën. Ashtu si me Einxhelin, vajzën guximtare që e përjetoi furishëm një përvojë e që padyshim do të ndryshonte gjithçka për të. Einxheli, foli, guxoi, qau, qeshi, u rrëfye, u dashurua dhe sot kur ka kaluar vetëm pak kohë nga harku kohor i 365 ditëve, ajo është një etapën më të bukur të jetës, pret të bëhet nënë. Bashkë me Dagzin po jetojnë në përrallën më të bukur të dashurisë, në realitetin që do t’i shoqërojë përgjithmonë. Në një rrëfim ekskluziv për revistën “Who”, Einxheli ka zbuluar emocionet ditëve të para kur zbuloi shtatzëninë, të muajve që kaluan, marrëdhënia me Dagzin. Do të jetojnë në Shqipëri apo në Kosovë? Cili është projekti që është gati dhe do të vijë shumë shpejt? Të gjitha i zbuloni në këtë intervistë. Ky vit nuk mund të ishte më i ëmbël për Einxhelin…

Një vit dhe shumë ndryshime, e mendoje kështu ditën që pranove ftesën për në “Big Brother Albania”?


E mendoja që nuk kisha asgjë për të humbur dhe duhet të provoja për të sfiduar veten, si gjithmonë në diçka të forte, por dhe për t’i treguar veten të tjerëve. Por, kurrë nuk e kisha menduar që të tjerët do e tregonin veten tek unë dhe sot do shihja një Einxhel krejt tjetër nga ajo që hyri para një viti brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”.




Çfarë i more dhe çfarë i le “Big Brother-it”?

Siç e kam thënë dhe në finalen time, unë atij formati i mora gjithçka përveç çmimit të madh. I lashë gjithçka që mund të kërkonte ai format, përveç vetes time. Atë nuk e humba kurrë, për asnjë lloj sfide që hasa, apo çmimi që mund të fitoja.

Në një përvojë televizive gjete dashurinë, njohja me Dagzin, a ishte surpriza dhe “çmimi” që more nga Big-u?

Njohja me Dagzin ishte çmimi që mora nga një jetë e tërë pa nxituar kurrë të hedh hapa të gabuar dhe nuk u dorëzova asnjëherë së menduari se meritoja një dashuri të madhe si “çmim”, për gjithë punën që kisha bërë me veten time ndër vite, për të qenë gati në momenti që erdhi ai.

Brenda njohe Dagzin, që u bë miku,  i dashuri yt, partneri, më pas në pritje të një bebushi, tanimë zyrtarisht të fejuar dhe një propozim për martesë, si i ke përjetuar të gjitha këto etapa të jetës, në një kohë të shkurtër?

I kam mirëpritur të gjitha me zemrën hapur dhe mendjen e qetë, se po ndodh jo vetëm ajo që ishte e shkruar për ne të dy, por edhe që kemi qenë aq gati sa s’na duket kohë e shkurtër koha e realizimit të ëndrrave tona, kur mendojmë për sa gjatë i kemi ëndërruar gjithë këto që na ndodhën përgjatë këtij viti.

 

Të rikthehemi te personazhet e “Big Brother”, me cilët prej tyre ke ruajtur miqësi të vërtetë, që do të thotë takohesh, flet herë pas here ose shpesh?

Do thoja me Dagzin, hahaha. Për shkak të rrethanave ky është ai që takoj më shpesh, e jo vetëm flas herë pas here, por edhe flemë shpesh bashkë.

Përveç tij, me Triksën do thoja jam takuar dhe flas pak më shpesh, sidomos gjatë kësaj periudhe. Por edhe me të tjerë, PM, Antonela, Sarah, Arjoja, Semi dhe Fifi së fundmi. Le të themi që kam ruajtur raport të mirë në përgjithësi.

Ka pasur ndonjë personazh që të ka zhgënjyer pas daljes, ose dhe ndonjë që të ka befasuar me sjelljen?

Jo, asnjë. Madje dhe njerëzit më kanë treguar gjëra kur kam dale jashtë dhe janë habitur pse nuk jam surprizuar nga asgjë që kam dëgjuar. Ndoshta se unë arrita t’i njihja e t’i kuptoja shumë mirë të gjithë aty brenda dhe nuk më befason askush jashtë.

 

Së shpejti do të sjellësh në jetë djalin, ndërkohë që pyesim “po me planet e televizionit çfarë ndodh”?

Planet e mia janë aty, nuk ka kush i merr dhe besoj që presin të realizohen si duhet prej meje. Nuk do kisha dashur kurrë të ndaja dy ëndrra të mëdha në të njëjtën kohë me njëra-tjetrën, por nga ana tjetër, shtatzënia nuk është ajo që e pengoi angazhimin tim apo nisjen e projektit në television. Mendoj se përtej kësaj ka qenë një pengesë, nuk do të thoja dëshire, por mbase hapësire apo kohe në realizimin e asaj që po prisnin kryesisht audienca prej meje kur dola nga “Big Brother”. Por cilado të ketë qenë arsyeja, unë s’jam ajo që kam thënë se nuk e bëj apo nuk mundem, unë do të jem gjithmonë e gatshme për gjërat që dua dhe vlejnë të bëhen.

 

Do të jetë e gjatë periudha e pushimit pas lindjes, për çfarë ke punuar gjatë këtyre muajve?

Unë nuk kam pushuar as gjatë shtatzënisë edhe pse mund të jem dukur e heshtur ose e tërhequr, në realitet kam punuar, psikologjikisht dhe fizikisht. Kam ideuar projekte të reja që sa më parë të rikuperoj unë mundësinë e lëvizjes fizike, ato do të mund të kthehen në të prekshme dhe të shikueshme nga të gjithë.

Do të shohim një Einxhel në një dimension të ri, një Einxhel që realizon ëndrrat, që krijon projektet?

Uroj dhe shpresoj të shikojnë jo vetëm Einxhelin që mezi kanë pritur, por tashmë një version edhe më multidimensional. Si një nënë që do të japë gjithë kohë, dashurinë dhe dedikimin e saj maksimal në rritjen dhe edukimin e fëmijës, por dhe dita-ditës do të përpiqet t’i japë jetë projekteve që ka në dorë.

Cili është ai projekti konkret për të cilin ti po punon, nëse mund të na zbulosh disa detaje?

Projektit më të afërt i daton sot në këtë intervistë zbulimi, është një linjë veshjesh “The Milky Way” që do të vijë e dedikuar për vajzat dhe gratë shtatzëna që vështirë se e gjejnë veten rehat, por dhe shumë “fashion” me opsionet që ofrohen vërdallë. Sigurisht duke e zgjeruar më vonë brendin në kapsula koleksionesh të ndryshme, për të gjitha moshat, përmasat dhe gjinitë. Përveç kësaj, paralelisht po punohet për një projekt në kanalin tim në “Youtube”, i cili i dedikohet fëmijëve dhe kjo do të jetë faza e parë e tij eksperimental drejt ekranit.

 

Gjithashtu së bashku me grupin tim të punës, jemi marrë me detajet e projektit për shkollimin e vajzave dhe grave, qoftë ai i inkorporuar në një emision televiziv, apo jashtë tij. Por, e bukura e gjithë këtyre projekteve është që pavarësisht se duken tri projekte të ndryshme në dukje, në realitet janë të ndërthurur me njëri-tjetrin. Pika e tyre e bashkimit nuk do të jem vetëm unë, por edhe ëndrra ime e madhe, fondacioni. Shtatzënia mund të më ketë ngadalësuar me realizimin e tyre, por kurrsesi nuk më ka ndalur, përkundrazi, më ka motivuar dhe frymëzuar për ide fantastike.

A është një emision që përmbush të gjitha pritshmërita e tua për veten, për ëndrrën e televizonit?

Po, është një emision i tillë. Ai po krijohet nga vetë dora ime dhe me shpresë të madhe te përkrahësit e mi, te vetja dhe te njerëzit që më rrethojnë, uroj të kthehet në realitet, jo vetëm një ëndërr televizioni, por një vizion më i gjerë dhe gjithëpërfshirës.

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pse je me fat nëse ke një Shigjetar në jetën tënde!
Horoskopi

Pse je me fat nëse ke një Shigjetar në jetën tënde!

24/11/2023
EKSKLUZIVE/ Kiara dhe Luizi, prindër për herë të parë, zbulohet gjinia e fëmijës!
Breaking News

EKSKLUZIVE/ Kiara dhe Luizi, prindër për herë të parë, zbulohet gjinia e fëmijës!

07/11/2023
O Elsa, më në fund!
Breaking News

O Elsa, më në fund!

02/11/2023
Çfarë e bën një Akrep kaq të suksesshëm!
Breaking News

Çfarë e bën një Akrep kaq të suksesshëm!

23/10/2023
Tani e kuptuam pse këta VIP-a Virgjëreshë janë kaq të suksesshëm
Vetëm në WHO

Tani e kuptuam pse këta VIP-a Virgjëreshë janë kaq të suksesshëm

25/08/2023
Brenda botës së Artit!
Intervista

Brenda botës së Artit!

21/08/2023
Para
Duket thjesht një foto, por Dojna rrezikoi për ta realizuar!

Duket thjesht një foto, por Dojna rrezikoi për ta realizuar!





TË FUNDIT

Martesë nuk do ketë, por një kërcim dasme Bora dhe Donaldi na e dhuruan!

Martesë nuk do ketë, por një kërcim dasme Bora dhe Donaldi na e dhuruan!

09/12/2023
Biseda për Dashin, takim për Binjakët, horoskopi sot për të gjitha shenjat është super!

E shtuna vjen me ndryshime e mundësi të reja për këto shenja horoskopi!

09/12/2023
Kiara dhe Chiara zgjodhën të njëjtin destinacion dhe për pak mund të ishin takuar!

Kiara dhe Chiara zgjodhën të njëjtin destinacion dhe për pak mund të ishin takuar!

08/12/2023
“Familja ime nuk është e sigurt në Mbretërinë e Bashkuar”, princ Harry bën deklaratën e papritur!

“Familja ime nuk është e sigurt në Mbretërinë e Bashkuar”, princ Harry bën deklaratën e papritur!

08/12/2023
25 temat më të kërkuara në “Wikipedia” për vitin 2023!

25 temat më të kërkuara në “Wikipedia” për vitin 2023!

08/12/2023

MË TË LEXUARAT

  • “Mjaft e shitët veten kaq lirë”, mes aludimeve për ndarjen nga Olsi, Egli Tako reagoi (ashpër) për herë të parë!

    “Mjaft e shitët veten kaq lirë”, mes aludimeve për ndarjen nga Olsi, Egli Tako reagoi (ashpër) për herë të parë!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • EKSKLUZIVE/ Kiara dhe Luizi, prindër për herë të parë, zbulohet gjinia e fëmijës!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Do apo nuk do nuk qëndron dot larg Shakirës, Pique fotografohet në Miami

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Është zyrtare, Ledri dhe Sara nuk janë më bashkë!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ja kush do të këndojë në dasmën e Kleas dhe Elgitit!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera