Elizabeth Gutiérrez së fundmi deklaroi ndarjen nga aktori i telenovelave William Levy. Në intervistë, aktorja ka rrëfyer se gjatë 20 viteve që ishin bashkë, ajo gjithmonë ka luftuar për mirëqenien e familjes së saj, por në fund gjërat nuk shkuan ashtu siç e priste ajo dhe vendosën të shkonin në rrugë të ndara.
Por menjëherë pas intervistës s ëish-bashkëshortes, William bëri një postim në Instagram që duket si reagim ndaj situatës. Ajo që tërhoqi vëmendjen e ndjekësve ishte përshkrimi që përdori për të shoqëruar këtë foto: “Është çështje kohe”, shkruhet në frazën ngjitur me foton, në të cilën ai shfaqet duke parë kamerën, i veshur me një këmishë gri dhe pantallona të zeza.
Edhe pse aktori nuk ka treguar më shumë detaje rreth kësaj poze, disa nga ndjekësit e tij spekulonin se ai po paralajmëron se do të tregojë versionin e tij të historisë.
View this post on Instagram