Elsa Lila është bërë prej disa ditësh pjesë e aventurës më të re në “Vizion Plus”, Ferma VIP. Së fundmi, teksa ka qenë duke biseduar me konkurentët e tjerë, ajo ka rrëfyer historinë e disa viteve më parë , ku u arrestua nën akuzën e pjesëtares së një grupi kriminal të trafikut të drogës. Ajo tha se gjatë qëndrimit të saj në burg, lexonte libra.
“Një nga detyrat që kam bërë unë aty (në burg), niveli i analfabetizmit ishte shumë i lartë, dhe unë ju tregoja histori nga Roma e lashtë, merrja libra ua lexoja. Edhe, vinin dhe një nga gjërat që më kërkonin ishin të llogarisja kur do të dilnin. Unë improvizoja se nuk e dija. Ata e humbnin komplet, 4 vjet aty e humbnin. Vini thoshin ‘nuk e di kur do dal’. Unë me logjikë i thashë shiko, më jep dokumentacionin që ke, por ishte shumë e vështirë t’ua llogarisje. Unë bëja plus minuse. Më ka bërë shumë përshtypje njëra, se kur unë ia bëra llogarinë ishte shtator 2022 dhe asaj i binte të dilte në shtator 2024, gëzoi. Dola tha, ishte shumë e lumtur. Unë u tmerrova brenda meje. Unë për vete e dija se do dilja isha e qetë”, tha Elsa.
A kishte gra të dhunshme?
“Po, kishte. Sa të duash kishte. Aty dhe kanë përdhunuar se çke me të”, tha ajo.