E ftuar në “S’e luan Topi”, Ema Andrea ka bërë një rrëfim shumë të sinqertë duke ndarë detaje nga jeta e saj private. Duke folur për filmin e saj të parë dhe sesi preu flokët pas atij roli në filmin “Një djalë dhe një vajzë”, Ema tregoi se sot e ka kthyer në një ritual prerjen e tyre. Dhe për këtë ka një arsye.
“Sa herë mbaroj një punë, unë e ndryshoj modelin e flokëve, ose i pres, ose ndryshoj ngjyrën. Për mua është për të zhbërë rolin e mëparshëm, sepse çdo pjesë e trupit është pjesë e rolit. Tek unë është një ritual për të harruar”, tha aktorja.