Emina Çunmulaj ka vendosur t’ja mësojë fëmijëve gjuhën shqipe dhe vajza e madhe, Ella duket se tashmë e ka mësuar goxha mirë. Por nuk mund të themi të njëjtën gjë për të voglën. Modelja ka zbuluar në Instastory se kur i flet shqip, vajza e vogël Mia nuk e kupton duke publikuar dhe një bisedë te tyre.
“Unë: Mia është çokollata e mirë?
Mia: Po
Mia drejtuar Ellës: (duke përshpëritur) Nuk e kam idenë se çfarë po flet”
“Vështirësitë janë të vërteta kur fëmija më i madh flet shqip ndërsa më e vogla nuk ia ka idenë”, shkruan Emina.
Kujtojmë që në shtator të vitit të kaluar Emina u bërë nënë për herë të tretë duke sjellë në jetë një djalë.