Emma Stone është bërë nënë për herë të parë duke sjellë në jetë një vajzë nga martesa me Dave McCary. Lajmin e ka bërë të ditur TMZ se vetë aktorja e ka mbajtur të fshehtë. Emma e ka sjellë në jetë vajzën në 13 Mars në Los Angeles. Për foton dhe emrin e bebit duket se do të presim gjatë pasi aktorja ka vendosur ta shijojë në privatësi këtë moment.
Kujtojmë që edhe shtatzëninë Emma e mbajti të fshehtë. Ishin mediat ato që zbuluan në janar se aktorja ishte shtatzënë dhe shumë e lumtur që do bëhej nënë.
Në një intervistë pak kohë më parë, ajo tregoi se kur ishte adoleshente nuk dëshironte të kishte fëmijë, por perspektivat ndryshuan.
“Perspektivat e mia për fëmijët kanë ndryshuar teksa rritesha. Kur isha adoleshente thoja se nuk do martohesha kurrë dhe nuk do bëja fëmijë. Më pas u rrita dhe dëshiroja shumë të martohesha e të kisha fëmijë”-është shprehur Emma.







