Suksesi i “Redrum” nuk ka të ndalur. Që në orët e para të publikimit arriti shifra të larta shikueshmërie, mediat e huaja i kushtuan artikull dhe tani “Redrum” ka plot 10 milion klikime. Vështirë për një këngëtar/e shqiptar/e të arrijë kaq shumë shikime në vetëm 3 javë, por për Erën kjo nuk do të thotë asgjë pasi “Bonbon” e ka kaluar këtë shifër. Për të parë nëse “Redrum” do arrijë shifrat e “Bonbon” na mbetet të presim./revistawho.com