Will Smith ka reflektuar mbi disa nga gabimet që ai ka bërë gjatë viteve, duke përfshirë shuplakën famëkeqe në Oscar dhe problemet e tij shumë të publikuara në martesë.
“Kam bërë gabime të panumërta“, tha ai në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Detin e Kuq këtë të shtunë.
“Fama është një përbindësh unik. Ju nuk mund të emocionoheni shumë kur njerëzit thonë gjëra të mira për ju, sepse atëherë kur njerëzit thonë gjëra të këqija për ju, ju luftoni dhe vuani më shumë.Duhet të jem i qartë se kush jam dhe çfarë po përpiqem të bëj në botë. Dhe në të njëjtën kohë, unë jam thellësisht njerëzor. Dhe unë jam në procesin e përsosjes së virtytit tim”, ka thënë ai.