Fedez duket se ka vendosur të flasë dhe tani po i merr të gjithë kritikët me radhë.
Në shënjestër ka vënë edhe ish-kunatën e tij Valentina Ferragni.
Gjatë një podkasti GrenBaud ai duket se u shpreh më shumë sesa e mendonin të gjithë.
Disa javë më parë Fedez u fotografua në Monte Carlo në shoqërinë e një modeleje të re franceze, Garance Authié, me të cilën me sa duket është i lidhur.
Reperi mori disa kritika për diferencën në moshë mes të dyve, por edhe për faktin që u lidh shumë shpejt pas ndarjes.
“Por si ka mundësi, nëse një vajzë del me një djalë më të vogël dhe bën një tortë me fjalët ‘sa cool është i dashuri im dhjetë vjet më i ri’ mbi të? Dhe nëse një burrë e bën atë, është e tmerrshme?”, dhe menjëherë rrjeti e bëri lidhjen me motrën e Chiarës, Valentinën e cila është e lidhur me një djalë 10 vjet më të vogël se vetja.