Graniti dhe Fifi u bënë sërish temë bisede në spektaklin e sotëm për diskutimin e fundit, por jo vetëm. Graniti kërkoi një këshillë dhe opinionistët mbajtën krahun e tyre. Por nga ana tjetër një insert me të gjitha detajet, prej fillimit të tyre i vuri në pozitë. Fifi e mbrojti veten duke u shprehur: “Skenat janë marrë që prej fillimit. Kjo është loja ime”.
Nga ana tjetër Graniti pranoi se e ka akoma përzemër Fifin, por do bëj lojën e tij.
Ndërsa këngëtarja deklaroi për të disatën herë që e ka lënë të lirë dhe nuk do merret me të. Mbetet për t’u parë nëse do ketë më skena debatesh dhe xhelozish mes dy konkurentëve./revistawho.com








