Me postimin e fundit në llogarinë e saj, Fifi ka zbuluar projektin më të ri muzikor, i cili do të titullohet ‘Mbi dozë’. Këngëtarja shfaqet duke kënduar një pjesë të tekstit të tij në studio muzikore mjaft e qeshur.
“@bllekibllekk #mbidozë ? #comingsoon‼️”, ka shkruar Fifi krah videos duke mos zbuluar asnjë detaj tjetër se për çfarë bëhet fjalë. Fansat e kanë shprehur entuziasmin e tyre në komente, duke pohuar se po presin me padurim një këngë të re nga ajo. Kujtojmë se javën e ardhshme Fifi rikthehet në ekran në spektaklin ‘Shiko Kush Luan’, në të cilin shoqërohet nga orkestra e ‘Top Channel’ duke kënduar ‘live’./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/CFUzMt1nR2_/