Oprah Winfrey ka shtuar numrin në listën e gjatë të çmimeve të fituara. Aktorja 63 vjeçare fitoi çmimin Cecil B. DeMille për kontributin e saj në botën e argëtimit dhe televizionit. Ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte fjalimi që Oprah mbajti, i cili ishte i mbushur me momente të errëta, me ovacione të shumta dhe kujtime të së shkuarës. Ajo gjithashtu tregoi historinë e Recy Taylor, një gruaje më ngjyrë që asnjëherë nuk fitoi drejtësinë pavarsisht se u rrëmbye dhe u dhunua nga 6 burra të bardhë. FjalimiiI saj arriti kulmin dhe mori shumë duartrokitje nga salla, kur ajo foli për skandalet dhe abuzuesit seksual.
“Të gjitha vajzat që po më shohin dua të dijnë se një ditë e re është në horizont. Këtë vit ne ishim historia e skandaleve seksuale. Por kjo nuk është një histori që përfshin vetëm industrinë e argëtimit, televizionit…por kapërcen çdo kulturë dhe çdo vend pune.” tha Winfrey gjatë fjalimit.
“Si një lidere e medias, filantropiste, prodhuese dhe aktore ajo ka krijuar një lidhje shumë të fortë me njerëzit në të gjithë botën, duke e kthyer atë në një nga figurat më të respektuara dhe të admiruara. Për breza me radhë Operah ka qenë një model për të gjitha gratë dhe vajzat e reja në gjithë botën.” u shpreh Presidentja Meher Tatna e ‘Hollywood Foreign Press Association’.