Elinel është reperi që po ngjit pak e nga pak shkallët e tregut muzikor shqiptar. Në momentin që përmendim emrin e tij besoj se të gjithëve ju vijnë në mendje dy nga bashkëpunimet e tij më të suksesshme: “Kam nevojë” dhe “Në shpirt’. Megjithëse jeta e tij artistike po ecën goxha mirë nuk lëmë pa përmendur dhe jetën e tij private. Ditën e sotme ai ka postuar një foto në “Instagram” ku shihet qartë që Elinel është më i dashuruar se kurrë me bukuroshen Klementinë të cilën ai e quan: “Partnerja ime në jetë të jetëve”. Ata gjithashtu kanë dhe një vajzë së bashku, fryt i dashurisë së tyre./revistawho.com