Kreu i PD-së Lulzim Basha në një intervistë me Rudina Magjistrarin në Tv Klan sot ka treguar një anë tjetër të tij, jashtë politikës.
Në studio u publikua për herë të parë edhe një foto e rrallë e Bashës me nusen gjatë dasmës.
Ndërsa për vajzat tha se e vogla është komandantja e shtëpisë. Ai ka treguar edhe një moment të sikletshëm që ka kaluar ai dhe Aurela kur ishte shtatzënë me vazjën e vogël. Basha tha se atë kohë ishte në mes të fushatës elektorale kur Aurela në muajin e shtatë të shtatzanisë pati një komplikacion shqetësues, por e kaloi fatmirësisht. Basha tha se ndryshe nga vajza e parë, tek e dyta nuk mundi të asistojë gjatë lindjes së saj, shkruan “Panorama”.