Nursel Kose njihet nga publiku shqiptar për shkak të rolit të saj në “Fate të kryqëzuara”. Në momentin e parë që kemi parë serialin na ka bërë përshtypje personazhi i “Kerimanit”, një femër egoiste por tepër karizmatike. Kushedi sa herë kemi qeshur me të dhe sa herë kemi urryer personazhin që Nursel aktron. Epo realitetin nga filmi e ndan një det i tërë. Në jetën reale, Nursel është një grua tejet simpatike si dhe ka një të dashur që po ta shihni sdo e besonit që është i “Kerimanit”. Ai është fotograf i njohur dhe është mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën bukuroshes Nursel. Eh moj “Keriman”, çe pate fat!