Jona Kalemaj, ish-banorja e “Big Brother” është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Ajo është nënë e një vajze të quajtur Ejsi dhe sipas burimeve pritet që familjes t’i shtohet dhe nje pjesëtare tjetër femër. Bukuroshja po shijon këto ditë të nxehta vere nën shoqërinë e familjes së saj. Sot ajo ka publikuar në “Instagram” një nga fotot më të bukura të shtatëzanisë. Pamjes së bukur të detit i është shtuar dhe hijeshia e Jonës me buzëqeshjen e ëmbël që e karakterizon. Bashkangjitur fotos ajo ka shkruar: “Kur zoti burrë shkrin talentin”. Dhe ka të drejtë, fotoja është një kryevepër e vërtetë!