Amarda Toska nuk shpesh në intervista, ndërsa ka zgjedhur që jetën t’ia dedikojë sipërmarrjes. Si nënë e dy fëmijëve, ajo ka rrëfyer për “Prive” momentin më të vështirë që lidhet me të bijën, Sian.
“Frika më e madhe ka qenë një moment i sikletshëm kur vajza jonë ka pasur një djegie në moshën 1-vjeçare. Fatmirësisht e kaluam, por atëherë ishte një frikë shumë e madhe sepse ti do ta ndihmosh me gjithë qenien tënde, por nuk ke ç’bën për atë gjë që tashmë është bërë”, tha Amarda.