Këngëtarja Zanfina Ismaili ka publikuar sot një foto krah nënës së saj, e cila ka ditën e lindjes. Pavarësisht largimit të hershëm nga jeta, vajzat e saj vazhdojnë ta kujtojnë dhe nuk humbin asnjë rast për të shkruar për të. “Urime ditëlindjen mami! Do të doja të ishim bashkë duke festuar sot. Gjithmonë do jesh mungesa më e madhe e jetës”,-ka shkruar Zanfina.
Dhuratën që s’mund ta marrë nëna e saj e ka marrë vetë këngëtarja e njohur. Ajo ka publikuar pamjet e një varëse argjendi me emrin e së ëmës, si një dhuratë nga miqtë. Kujtojmë se mamaja e motrave Ismaili ka ndërruar jetë 2 vite më parë si pasojë e një sëmundje të rëndë./revsiatwho.com