Këngëtarja Greta Koçi e cila është përpjekur ta mbajë jetën e saj private larg vëmendjes së medias, ka folur pikërisht për këtë. E pyetur nga “lajmi.net”, nëse është apo jo në një lidhje dashurie, Koçi ka rrëfyer se kërkesat janë të shumta, mirëpo ende nuk e ka gjetur dot princin e saj të kaltër. “Sigurisht që nuk jam në një lidhje dhe më torturon shumë kjo pyetje. Më shqetëson një gjë, se pas çdo bashkëpunimi gjithmonë përflitet se je në një lidhje. Është përfolur shumë për Gold-in për shembull. Unë e kam koleg shumë të mirë. Ndonjëherë edhe qeshim kur shkojmë në koncerte. Qeshim e themi “u pa puna, na kanë martu bashkë”. I keqinterpretojnë pak bashkëpunimet, do t’i lidhin patjetër me një “story” dashurie. Nuk jam në një lidhje momentalisht. Jo për ta fshehur apo për të gënjyer. Jam në moshë të plotë për të pranuar nëse do të kisha diçka. Nuk kam asgjë konkrete. Nuk kam arritur të gjej princin e kaltër. Kam shumë kërkesa dhe me gjithë këto kërkesa them, a do ta gjej ndonjëherë princin tim unë”, është shprehur Greta.
https://www.youtube.com/watch?v=x41lwR4e6s8&feature=youtu.be