Edhe pse dukej si historia e ëndrrave, duket se ndasitë mes Ilary Blasit dhe Francesco Tottit janë tejet të mëdha.
Blasi ka nisur me kërkesat ekonomike ndaj ish-bashkëshortit dhe pretendon 20.000 euro në muaj për veten, ndërsa pret që Totti të firmosë edhe një çek prej 17.500 eurosh për mirëmbajtjen e fëmijëve.
Një kërkesë e cila është refuzuar nga përfaqësuesit ligjorë të Tottit teksa ky i fundit nuk ofron më shumë se 7.000 euro në muaj për fëmijët e tij.
Duket se situata është e acaruar dhe Ilary e Totti vijojnë me akuzat ndaj njëri-tjetrit se cili tradhëtoi i pari, ndërsa rrugëzgjidhja e vetme duken dyert e gjykatave që do të ndajnë më pas edhe çështjet financiare mes të dyja palëve.