Mbrëmjen e kaluar, Universiteti i Tiranës u shndërrua në një panair me “pesha” të rënda automotive nga Illyrius Motorsport.
Illyrius night ishte një vitrinë elektrizuese të makinave të modifikuara, motoçikletave të zhurmshme dhe pasionit të pastër automobilistik.
Ylli i mbrëmjes? Gentjan Shaqiri me makinën e tij Renault Tatuus 3000, i sapo kurorëzuar si Kampion Evrope në Formula 3 në kategorinë “Hill Climb”. Tashmë, rrugëtimi i kampionit tonë suportohet nga iute, si një mbështetje që kompania estoneze e fintech i jep sportit dhe përfaqësimit shqiptar në skenat ndërkombëtare.
Tifozë e dashamirës u mblodhën përreth për të admiruar makinën që pushtoi Evropën dhe për të takuar njeriun pas timonit.
Me motorët në rrotullim, fenerët ndezur dhe një turmë që gumëzhinte nga emocionet, “Illyrius Night” ishte një mishërim i komuniteteve, shpirtit dhe kulturës së makinave në Shqipëri.
Përveç zotëruesëve të “mjeteve”, të pranishëm ishin edhe admirues dhe familje të reja të ciët janë të apasionuar pas motorëve dhe adrenalinës.








