Nuk ka kaluar shumë kohë nga fushata e gjerë që u bë në ‘Instagram’ për të hequr numrin e like-ve që bëheshin nëpër postime, me qëllim frenimin e problematikave të tilla si: konkurenca virtuale e përdoruesve me njëri-tjetrin, ose veten. Pasi u vu në zbatim, ky ndryshim pritet të tërhiqet.
Konkretisht do bëhen ndryshime në ‘settings’ duke bërë të mundur që të gjithë ata që do duan të rikthejnë gjendjen e profilit të tij në formën e mëparshme mund ta bëjnë fare lehtë. Gjithashtu mund ta kontrolloni vet ju nëse te tjerët do ua shohin ‘likes’ nëpër foto ose video. /revistawho.com









