Ajo ka qenë shumë e spikatur për karakterin e saj të fortë dhe shpërthyes. Bëhet fjalë për Klaudia Veselin, ish-banore e ‘Big Brother 5’, e cila u lidh në shtëpi me Erionin, por u përfol dhe për një lidhje me Metin, djalin nga Kosova. Së fundmi ‘Blitz.al’ shkruan se Klaudia është në pritje të ëmbël për herë të parë. Nuk dihet gjinia, pasi ajo është shumë e rezervuar duke qenë se prej kohësh qëndron larg vëmendjes mediatike.