Seher dëgjon regjistrimin që Jaman ka lënë për të. Ai i shpreh dashurinë dhe i thotë se donte që ditët e fundit të jetës t’i kalonte i lumtur pranë saj dhe jo ta shihte me lot në sy. Doktori ndërkohë nuk jep shpresë për Jamanin. Ai thotë se Jaman ka vetëm 3 muaj jetë nëse nuk gjendet një dhurues për të bërë transplantin e mëlçisë. Seher shokohet kur e dëgjon këtë, por nuk dorëzohet dhe vendos të luftojë për të shpëtuar Jamanin.