Jason Derulo ka dhënë lajmin që një Jason Derulo i vogël erdhi në jetë. Më i lumtur se kurrë, këngëtari ka publikuar një video ku shfaqet momentumi i rrugëtimit për në spital, e më pas momentet e para që djali i tij është në krahët e prindërve.
“Dita më e lumtur e jetës time, të sjell djalin tim (Jason King Derulo) në shtëpi. Ai është me fat që ka një nënë kaq të dashur, të fortë dhe heroinë”, ka shkruar ai.
View this post on Instagram
Mesa duket, çifti nuk është munduar fare për emrin e së voglit dhe i ka vendosur emrin e të atit, si për të treguar se duan që djali të ndjekë gjurmët e tij./revistawho.com








