Sot është një ditë e trishtë për moderatoren Jonida Shehu. Mamaja e Jonidës ka ndërruar jetë. Lajmin e ka dhënë vetë moderatorja me një postim në rrjete sociale, krah një fotoje ku shfaqet e lumtur duke kërcyer me të ëmën.
Jonida e shpreh dhimbjen përmes një fjalie ku thotë se nuk di si do ta vazhdojë jetën pa shpirtin e saj.
“Mama iku dhe s’di më si jetohet pa të. Shpirti im”-shkruan moderatorja.
Revista Who i shpreh ngushëllime Jonidës për humbjen e madhe.
View this post on Instagram