E mbani mend kur në fillim të këtij viti ju thamë që prerjet e flokëve me stil të viteve ‘90 do rikthehehin në modë? Dhe ja ku sot gati në fund të vitit “butterfly haircut” ka bërë namin. Gjithashtu edhe “prerja C” apo baluket “perde”. Shumë vajza të ekranit i kemi parë të bëjnë ndryshime me flokët e tyre me pikërisht këto stile që përmendëm e që i kishim paralajmëruar që në fillim të vitit. Mes tyre janë Sarah Berisha, Armina Mevlani, Klea Huta, Efi Dhedhes etj.