Ditën e sotme aktori i humorit Julian Deda ka festuar ditëlindjen e tij të 37-të. Nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ aktori ka treguar se këtë ditëlindje ai është ndjerë më i plotësuar se kurrë, pasi pranë ka familjen e mrekullueshme, prindërit dhe miqtë e ngushtë.
”Jam me fat. Qëllimi më i rëndësishëm në jetë i një njeriu është të arrije të ndërtojë marrëdhënie të mira, të qëndrueshme dhe organike nder njerëzorë. Ne investojmë gjithë jetën në këtë drejtim dhe nuk ka gjë më të bukur kur ky investim nuk të shkon kot.
Jam me fat, sepse sot për të 37-tën herë që festoj ditëlindjen, konstatoj se jam i plotësuar pranë familjes sime të shtrenjte, jam i përkëdhelur nga dy prindër të mrekullueshëm, jam i mbrojtur nga miqtë e mi më të ngushte, që i kam përzemër dhe mbi të gjitha jam i llastuar nga një publik i mrekullueshëm që më ndjek dhe kurrë nuk i kursen fjalët e mendjes dhe të zemrës.
Ja kaq është, për këto ka nevoje njeriu dhe unë jam me fat që i kam dhe do bëj gjithçka për t’i ruajtur të pacenuare nga mikrobet që përditë kontaminojnë realitetin tonë.
Ju falenderoj pafund për fjalët e mira, për urimet që me aq sinqeritet i dërguat drejt meje. Jam vërtete me fat. Ju dua shume”,- shkruan Juli.
Juli prej 13 vitesh është i martuar me bashkëshorten, Armanda me të cilën ka edhe dy fëmijë./revistawho.com