Për herë të parë e kemi parë Mariza Ikonomin të shfaqet shumë sensuale. Ajo ka vizituar vendin më luksoz në kryeqytet. Ai mban emrin “RITUAL SPA”.
Mariza dhe fotot e saj ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim ishin surpriza. Por jo vetëm aq, pasi surpriza më e madhe është “RITUAL SPA”, vendi ku do të gjeni qetësinë e munguar prej punës ose lodhjes nga rutina. Kushtojini një ditë kujdesit për veten tuaj vetëm në “RITUAL SPA” ku do të gjeni dhomën e estetikës, SPA-në, dhomën e çiftit dhe shumë detaje të tjera, të cilat nuk i keni gjetur në asnjë vend tjetër.
Tek estetika përfshihen trajtimet e fytyrës dhe të trupit: maskat me çokollatë, scrub-i me arrë kokosi ose petale trëndafili, masazhi me gjalp kakao apo me qiri, gjithashtu të gjitha trajtimet anticelulit. Për të mos harruar edhe shërbimet manikyr-pedikyr. Këto janë vetëm një pjesë e atyre që ofrohen, për të tjerat mund të vizitoni ambientet e “RITUAL SPA”.
Megjithatë nuk mbaron këtu! Në momentin që futesh në SPA, të duket sikur je në një tjetër botë. Mrekullia fillon me disa minuta në sauna, një dush emocional apo me dushin e akullt. Ky i fundit ndihmon në tonfikimin e trupit. Më tej kemi dhomën e kripës, e cila është kurative dhe mund të provohet edhe nga fëmijët ose personat me probleme shëndetësore.
E pas këtyre le të ndalemi tek hamami, ku të presin masazhatoret më të mira dhe profesioniste. Rituali i Hamamit përfshin skrabin e trupit, larjen me shkumë dhe masazhin. Një eksperiencë e papërshkrueshme me fjalë!
Gjithashtu në “RITUAL SPA” mund t’i bëni surprizën më të bukur personit tuaj të zemrës, duke kaluar momentet e paharrueshme në dhomën çift “Double Room”, ku ju pret Jacuzzi, një masazh i mirë dhe shumë dashuri.
“RITUAL SPA” është vendi më i ri në kryqeytet ku do të gjeni relaksin dhe qetësinë në një ditë të vetme. Një tjetër karakteristikë e veçantë është intimiteti, pasi je vetëm ti dhe muzika në sfond, një oaz i vërtetë qetësie. Sapo del nga “RITUAL SPA” ndjen se ke rilindur sërish. Kështu që mos ja kurseni vetes një ditë me energji të mirë, pozitvitet dhe qetësi.
Kaloni një ditë në “RITUAL SPA” dhe do ta falenderoni Marizën edhe ne që ua treguam parajsën në zemër të Tiranës. Nëse nuk na besoni, më shumë informacion mund të gjeni edhe ne faqen e Instagramit: ritualspa_ si dhe në numrin e telefonit 0699991111./revistawho.com