Një postim i Damianos ku shkruante se kishte kryer marrëdhënie seksuale me Donjetën gjatë periudhës që ishin në izolim bëri shumë bujë. Donjeta nuk reagoi menjëherë pas postimit siç bën gjithmonë duke lënë të kuptohet se kjo ishte e vërtetë. Por e ftuar në emisionin “Mirage” ish-banorja mohoi të ketë kryer marrëdhënie seksuale dhe i hapi sfidë Damianos. “Unë nuk e kam puthur atë, jo më të kem kryer marrëdhënie. Nëse ai ka fakte e ka dhe lejen time t’i publikojë”, -u shpreh Donjeta. Ndërkohë që edhe Damiano ka thënë se ka prova dhe se do i zbulojë në fund./revistawho.com