Kate dhe William festojnë sot 10 vite martesë, tashmë si prindër të 3 fëmijëve. Për të shprehur mirënjohjen ndaj gjithë dashurisë që kanë marrë gjithmonë, por veçanërisht sot, në faqen zyrtare të Kensington, u publikua një video e tyre familjarisht si asnjëherë tjetër. Çifti dhe fëmijët shfaqen duke ecur e luajtur me njëri-tjetrin shumë të lumtur. Pjesëzat e mbledhura në videon e shkurtër janë speciale për vet faktin, që William dhe Kate janë shumë diskret për familjen.

Video ka marrë mbi 4 milionë klikime dhe bashkë me të ka ardhur dhe një falenderim i sinqertë nga çifti mbretëror, për të gjithë ata që kanë uruar./revistawho.com
View this post on Instagram








