Kate Winslet e ka të lidhur përgjithmonë emrin e saj me filmin “Titanic” në të cilin ajo luajti kur ishte 22 vjeçe.
Në një intervistë të fundit për revistën “Porter”, fituesja e çmimit “Oscar” zbuloi efektet negative të famës pas suksesit të filmit legjendar.
“Ndihesha sikur duhej të dukesha në një mënyrë të caktuar ose të isha një gjë e caktuar, sepse mospërfillja mediatike ishte aq e madhe në atë kohë, saqë jeta ime nuk ishte aspak e këndshme”, tha Winslet. “Gazetarët gjithmonë thoshin ‘Pas Titanikut mund të kishe bërë gjithçka dhe në vend të kësaj zgjodhe të bësh të gjitha këto gjëra të vogla’… dhe unë thashë padyshim që kjo ishte ajo që zgjodha! Sepse të jesh i famshëm është e tmerrshme”.