Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij! 14/02/2026
“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar. 14/02/2026
“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in! 14/02/2026
1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk? 14/02/2026
“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip! 14/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Ke dëgjuar për “Beauty Fair Albania”?! Ja pse duhet të merrni pjesë në Panair

08/04/2022
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Ke dëgjuar për “Beauty Fair Albania”?! Ja pse duhet të merrni pjesë në Panair

Ka vetëm një rast në vit, kur mund të takoni, të shikoni dhe prekni nga afër të bukurën. “Beauty Fair Albania” është emri që lidhet drejpërsëdrejti me të bukurën, atë që syri e sheh dhe e adhuron që në çastin e parë kur shqisat janë të gjitha duke kryer funksionin e tyre.
Mund t’ju vijë menjëherë në mendje një pyetje e vetme: A mund ta shohim edhe ne? Po ku?
“Beauty Fair Albania”, i njohur ndryshe si panairi më i madh i bukurisë vjen në edicionin e tretë të tij, më 29, 30 prill dhe 1 maj në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Në këtë panair do të bëhen bashkë të gjitha markat e njohura të bukurisë, që ndryshe nga lidhjet e internetit dhe risitë e teknologjive dhe shitjeve online, tani do të keni mundësinë t’i shikoni nga afër, për të bërë më pas zgjedhjen tuaj me atë produkt, që mbase deri në atë moment ju kishte munguar. Eshtë Panairi ku vërtetë përfitojnë të gjithë: klientet marrin të gjitha informacionet, për cdo gjë që ka të bëjë me bukurinë. Kurse pjesëmarrësit kanë gjithë klientët e mundshëm përpara tyre. Sepse “Beauty Fair Albania” është i vetmi vend që bën bashkë mjeshtrat e bukurisë e profesionistë të fushës për të sjellë tek konsumatorët çdo produkt të dëshiruar.
Mjafton një xhiro e gjatë në Pallatin e Kongreseve, ndalimin nga njëra stendë në tjetrën për të kuptuar se pse ky event bën diferencën.
Merrni kohën tuaj të vështroni, të nuhasni dhe të prekni elementë të së bukurës. Profesionistët janë aty për të dhënë cdo përgjigje, për t’ju hequr cdo dyshim, për t’ju njohur nga afër me gjith[ka që mund të doni. Me një pjesëmarrje gjithëpërfshirëse në dy edicionet e mëparshme të tij, “Beauty Fair Albania” është kujdesur që edhe kësaj here të mos mungojnë ofertat dhe larmishmëria e zgjedhjeve mes brendeve më të njohura të kozmetikës e gjithë sa lidhet me të bukurën.
Duke respektuar çdo masë anti Covid, për të arritur një bashkëpunim tjetër të suksesshëm, Beauty Fair Albania ju mirëpret në 3 datat e lartpërmendura në Pallatin e Kongreseve.
Sido që ta vizitoni panairin më të madh të bukurisë, “Beauty Fair Albania” kujdeset të largoheni me një buzëqeshje! Sepse çfarë është e bukur le një shenjë në memorie dhe buzëqeshje të gjatë në fytyrë./revistawho.com






ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
“Disa ditë janë ok, disa ditë më mungon aq shumë sa nuk di ta shpreh”, Bora Feri kujton të atin

"Disa ditë janë ok, disa ditë më mungon aq shumë sa nuk di ta shpreh", Bora Feri kujton të atin








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera