Një nga emrat më të diskutuar këtë vit në Kënga Magjike, është Flori Mumajesi, i cili është rikthyer pas 6 viteve mungese në këtë skenë.
Por duket se emri i tij nuk është lakuar vetëm për shkak të rikthimit, por edhe për këngën konkurruese, e cila që tani duket se ka bërë për vete të gjithë artistët.
Kolegë këngëtarë, një pjesë e tyre edhe miq të Florit kanë dhënë mbështetjen kundrejt tij duke shpërndarë secili këngën “Me fjalë të vogla” nëpër rrjete sociale.
Me gjithë këto pëlqime që në ditën e parë të publikimit, mund të themi me siguri që Flori është ndër kandidatët kryesorë për fitoren e çmimit të madh në këtë edicion.