Këngëtari, Skerdi Ago është bërë baba për herë të dytë. Bashkëshortja e tij Vesa ka sjellë në jetë një djalë. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram.
“Sot, Zoti e bekoi familjen tonë edhe me një djalë. 20 maji do të mbetet përherë lumturia jonë e dytë. Mirë se erdhe bota jonë”, është shprehur ajo në Instagram në fotografinë e parë me të birin dhe Skerdin.
Çifti ka zgjedhur emrin Reo për vogëlushin.
View this post on Instagram