Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Ivanka Trump i paska sytë nga Shqipëria dhe këto janë 3 librat që po lexon për ne! 08/12/2025
Dolce largohet papritur nga “Grande Fratello”, lë mbrapsht një letër  07/12/2025
Cila është sëmundja nga e cila dyshohet se vuan Ariana Grande dhe pse mjekët e quajnë rrezik serioz? 07/12/2025
Çfarë tha këtë herë?! Princ Harry “turpëron” sërish familjen mbretërore! 07/12/2025
Romancë mes djemve? Ish e dashura: Klodit i pëlqejnë… 07/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Këto janë shtetet që mbështetën Shqipërinë në Eurovision me “Zjerm”

20/05/2025
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Këto janë shtetet që mbështetën Shqipërinë në Eurovision me “Zjerm”

Në finalen e Eurovision 2025, Shqipëria u ngjit fuqishëm në skenë me performancën elektrizuese të Shkodrës Elektronike dhe këngën “Zjerm”, duke shënuar rezultatin më të lartë në histori sa i përket numrit të pikëve të grumbulluara: plot 218 gjithsej. Prej tyre, 173 erdhën nga publiku evropian, ndërsa vetëm 45 u dhanë nga juritë kombëtare.





Që në nisje të votimeve, u bë e qartë se juritë nuk po e favorizonin Shqipërinë. “Disa këngë që më shumë konsideroheshin si akte komedie, merrnin më tepër pikë,” theksohet në raportimin e Gazeta Express. Megjithatë, publiku ndërkombëtar e mbështeti fuqishëm performancën shqiptare, duke e ngritur vendin në pozicionin e tetë.

Franca rezultoi ndër mbështetësit më të mëdhenj të Shqipërisë, duke dhënë 12 pikë përmes jurisë dhe 10 nga publiku. “Shkodrës Elektronike” i shkuan gjithsej 22 pikë nga ky shtet.


Po ashtu, edhe Mali i Zi ndau të njëjtën sasi pikësh: “10 nga juria dhe 12 nga publiku”. Greqia i dhuroi Shqipërisë 14 pikë, Italia 13, ndërsa nga “Rest of the World”, përfshirë Kosovën, u siguruan edhe 10 pikë të tjera – duke e bërë Shqipërinë të dytën më të votuarën nga vendet jopjesëmarrëse.

Vlerësime të larta nga publiku u morën edhe nga Kroacia dhe Zvicra (nga 10 pikë secila), si dhe nga Gjermania me 8 pikë.

Ky ishte një sukses historik për Shqipërinë për nga pikët e mbledhura, ndonëse renditja më e lartë në Eurovision mbetet ajo e vitit 2012, kur Rona Nishliu u pozicionua në vendin e pestë. Megjithatë, në atë kohë formati ishte ndryshe, me më pak pikë në dispozicion.

Shqipëria dëshmoi se, edhe pa përkrahjen e jurive, mund të fitojë zemrat e publikut dhe të lartësohet në një garë kaq të madhe muzikore.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Nga dhimbja në vizion: Sara Hoxha rrëfen çfarë fshihet pas “Big Brother”!

Nga dhimbja në vizion: Sara Hoxha rrëfen çfarë fshihet pas “Big Brother”!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera