Kur vjen puna tek ngjyra e flokëve, Kida ka eksperiementuar jo pak herë me nuancat e ndryshme. Hera herës rozë, herë bionde apo blu, megjithatë pak minuta më parë ajo ndau një nga pamjet më ekstravagante të sjella ndonjëherë.
Këngëtarja ka vendosur të realizojë një ‘look’ të inspiruar nga Kylie Jenner, duke i lyer flokët në ngjyrën e verdhë të ndezur.
“Ata më shikojnë që lëviz, ata urrejnë”, ka shkruar Kida krah fotos.
Më parë këtë ‘look‘ e kanë realizuar dhe personazhe të njohur ndërkombëtarë si Nicki Minaj apo emra që gjithmonë janë treguar të guximshëm me zgjedhjet e tyre.
Kësaj rradhe ishte koha për t’u “prezantuar” me guximin jo të vogël të Kidës./revistawho.com